​Fanellat që Messi i veshi në Kupën e Botës shiten në ankand për 7.1 milionë euro

Futboll

​Fanellat që Messi i veshi në Kupën e Botës shiten në ankand për 7.1 milionë euro

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Seti prej gjashtë fanellash të veshura në nde.shjet e Kupës së Botës “Katar 2022” nga Lionel Messi, është shitur për një rekord prej 7.8 milionë dollarësh (7.1 milionë euro) në një ankand të organizuar nga Sotheby's në New York, bën të ditur “Insideworldfootball.com”.

Çmimi marramendës i arritur e shënon koleksionin si artikullin më të vlefshëm të fanellave sportive të shitura në ankand këtë vit, raporton KosovaPress.

Ky çmim gjithashtu vendosi një rekord të ri për Messin, me një diferencë të konsiderueshme, duke tejkaluar shitjen prej 450,000 dollarësh të fanellës së tij të El Clasicos së vitit 2017, të cilën ai e mbajti lart pasi shënoi golin e fitores në fund të lojës.

Secila nga gjashtë fanellat në koleksion ishin veshur nga kapiteni argjentinas gjatë pjesës së parë të finales, gjysmëfinales, çerekfinales, raundit të 16-të dhe dy nga tre ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës 2022 në Katar, ku fituesi i 8-fishtë i Topit të Artë më në fund ngriti trofeun e Kupës së Botës në herën e pestë që e kërkonte atë.

Fanellat u sollën në ankand nga startupi i teknologjisë me bazë në SHBA, AC Momento, i cili përveç aplikacionit të tyre celular për sportdashësit, bashkëpunon me atletë të profilit të lartë si Messi për të ndihmuar në menaxhimin e koleksioneve të tyre të kujtimeve të veshura nga ndeshjet.

Brahm Wachter, shefi i koleksioneve moderne të Sotheby's, tha:

"Këto fanella historike nuk janë vetëm një kujtesë e prekshme e një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e sportit, por janë të lidhura kryesisht me momentin kulmor në karrierën e futbollit më të dekoruar. Është veçanërisht e veçantë të ekspozohen publikisht këto fanella në galeritë tona në New York, ku sportdashësit dhe entuziastët kanë qenë në gjendje të rijetojnë një nga ndeshjet më triumfuese të kohës sonë”.

Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do t'i dhurohet Projektit UNICAS, të udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve në Barcelonë Sant Joan de Déu (SJD) me mbështetjen e Fondacionit Leo Messi, për të përmbushur nevojat e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat