Real Madrid apo Brazil?

Futboll

Real Madrid apo Brazil?

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:59

Emri i Carlo Ancelottit lidhet me pankinën e Brazilit, por Florentino Perez nuk ka ndërmend të ndahet me teknikun italian. Madje në Spanjë janë të sigurt se 64-vjeçari do të rinovojë me “Los Blancos”.

Marca raporton se Ancelotti do të takohet në ditët e ardhshme me presidentin e Realit për të diskutuar rreth së ardhmes. Situata ka ndryshuar dhe rekordmeni i stoli është më afër qëndrimit.

Pista Brazil po zbehet. Raporti mes Perez dhe Ancelottit është i shkëlqyer, dhe ky i fundit pritet të pranojë propozimin e pronarit për të zgjatur bashkëpunimin mes palëve.

Ancelotti e ka shprehur gjithmonë se ndihet për mrekulli në Madrid dhe se ka një lidhje të veçantë me Realin. Tifozët dhe futbollistët e duan, ndërkohë që drejtuesit vështirë që do të gjejnë një “timonier” më të mirë.

Italiani është i vetmi trajner që është shpallur kampion në pesë kampionatet kryesore të kontinentit të vjetër (Milan, Real, Chelsea, Bayern, PSG). Dhe i vetmi që ka fituar 4 Champions League (Milan 2x, Real 2x).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat