Publikohen formacionet e sfidës Chelsea - Sheffield United

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Chelsea - Sheffield United

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Formacionet

Në orën 16:00, “Blutë” e Chelsea do të presin në mitikun “Stamford Bridge”, skuadrën e Sheffield United, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit anglez të futbollit,

Premier League, ku padyshim pritet një fitore me spektakël e goleadë, nga djemtë e teknikut Pochettino.

Përsa i përket formacionit, tekniku argjentinas i ka rreshtuar “londinezët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Petrovic, i cili bën debutimin e tij, në elitën angleze.

Në krahët e mbrojtjes janë Disasi e Colwill, me qendrën që mbulohet nga Thiago Silva e Badiashile. Më të tërhequr në mesfushë janë Caicedo e Conor Gallagher, ndërsa Sterling, Palmer e Mudryk janë vendosur pas “bomberit” senegalez, Nicolas Jackson.

Në krahun tjetër, tekniku Chris Wilder i pozicionon në fushë djemtë e tij, me formacionin 4-1-4-1, ku në portë është Foderingham e para tij në mbrojtjes janë Lowe, Trusty, Adhmedhodzic e Bogle. Më i tërhequr në mesfushë është Vini Souza, ndërsa Archer, Brooks, Hamer e McAtee vendosur pas sulmuesit të vetëm, Oliver McBurnie..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat