Dhuna në futbollin shqiptar, goditet në fushë gjyqtari

Futboll

Dhuna në futbollin shqiptar, goditet në fushë gjyqtari

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:55
Pamje

Dhuna në futbollin shqiptar nuk ka të sosur.

Edhe pse një ditë më parë Shënkolli u përjashtua nga kampionati për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, kjo gjë nuk e ka penguar Tomorin që të protestojë dhe të sulmojë gjyqtarin e dueit ndaj Vorës, thjesht për një karton të kuq të akorduar në minutën e 14-të.

Në Berat duket qartë dhuna dhe presioni i ushtruar nga futbollistët e Tomorit ndaj gjyqtarit Sokol Bebja, shkruan "Panorama sport".

Madje një person i futur nga pankina ka hyrë në fushë dhe e ka goditur gjyqtarin. Pamje të turpshme që nuk përligjin reagimin e beratasve, sido që të ketë qenë vendimi i gjyqtarit.

Në minutën e 14-të gjyqtari Bebja i ka nxjerrë kartonin e dytë të verdhë Beçkës dhe vendasit kanë mbetur të pakënaqur nga kartoni i kuq që nxori arbitri.

Ky vendim solli tension në fushën e lojës, ku protestat ndaj gjyqtarit Sokol Bebja u intensifikuan duke e rritur tensionin në fushë. Kjo ka bërë që gjyqtari të nxjerrë me karton të kuq edhe Sharavollin e Tomorit në minutën e 16-të duke e lënë skuadrën beratase me 9 lojtarë në fushë. Ndeshja u ndërpre për tre minuta dhe më pas vazhdoi normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat