Uzuni titullar, por Granada mposhtet nga Celta Vigo

Futboll

Uzuni titullar, por Granada mposhtet nga Celta Vigo

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:19
Granada

Celta Vigo fiton me rezultatin 1-0 ndaj Granada-s në javën e 17-të të La Liga.

Pas asitit të Nunez, Larsen gjen rrugën drejt rrjetës në minutën e 20’ dhe kalon vendasit në avantazh.

Pavarësisht tentativave nga ana e miqve për të gjetur rrugën drejt rrjetës, pjesa e e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në minutën e 80’ Celta Vigo mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Aspas u ndëshkua me karton të kuq.

Granada nuk mundi që ta shfrytëzonte superioritetin numerik, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-0.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni e nisi këtë ndeshje në rolin e titullarit, megjithatë nuk u shfaq në formën e tij më të mirë.

1-0 dhe Celta Vigo renditet momentalisht në vend të 17-të me 13 pikë, teksa Granada renditet në vend të 19-të me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat