Dallku i lumtur me fitoren në minutën e fundit të shtesës ndaj Gjilanit

Futboll

Dallku i lumtur me fitoren në minutën e fundit të shtesës ndaj Gjilanit

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:23
Dallku

Dukagjini ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por për të parë golin e vetëm në këtë duel u desh të pritej minuta e 94-të.

Faton Neziri realizoi për t’i dhuruar tre pikë të mëdha klinasve në luftën për arritjen e objektivave.

Trajneri i klinasve, Armend Dallku ka thënë se ka pritur reagimin dhe golin pasi për atë edhe i bëri zëvendësimet.

“Normalisht që kam pritur golin, pasi për atë i bëra edhe zëvendësimet”, tha Dallku.

“Jam shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe angazhimin që treguan futbollistët në fushë”, u shpreh trajneri vushtrrias i Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat