Nica: Jam i kënaqur nga çunat

Futboll

Nica: Jam i kënaqur nga çunat

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:32
Stavri Nica

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Partizanit.

Gjithsesi trajneri Stavri Nica ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “MCN” Nica pohoi se Kukësi i pati mundësitë dhe meritonte të fitonte ndaj të kuqve.

Ai sqaroi arsyen e pësimit të shpejtë të golit nga Kukësi, ku moseksperienca e lojtarëve ka ndikimin e saj.

Ja prononcimi i trajnerit Stavri Nica pas barazimit 1-1 me Partizanin:

“Të flasësh për pjesën e parë, skuadra ishte në ekuilibër dhe taktikisht funksionoi mirë. I morëm masat për sulmuesit e Partizanit dhe ia dolëm edhe pse patëm dy dëmtime të paparashikueshme. Këta dy lojtarë i ndërruam me mesfushorë dhe pjesën e dytë hymë në ekuilibër duke vepruar shumë mirë. Jam i kënaqur nga çunat me atë që treguan, pasi ishim të ekuilibruar në të gjitha zonat e fushës. Besoj se loja jonë me pak përvojë dhe nëse do të ishim më të qetë dhe të kujdesshëm, ndeshjen duhet ta fitonim ne.

Si erdhi situata kishim rast për të kaluar në avantazh. Barazimi ishte shumë i shpejtë dhe kjo erdhi se nuk patëm vëmendjen e duhur. Patëm një rast të pastër që duhet të përfundonte të rrjetë dhe do të zgjidhej ndeshja. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm me sulmuesit e Partizanit, pasi me një çedim mund të shkosh edhe në humbje.

Momenti i përvojës ndikoi te barazimi. Skuadra duhet të shkurtohet shumë që të krijojë ekuilibrin në fushë. Mendoj se euforia pati ndikimin e vet pas kalimit në avantazh. Kemi shumë lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë në Superiore. Një mos përqendrim maksimal në këtë kategori, të dëmton në  çekuilibrim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat