Goli i parë në Serie A, Ramadani tregon dedikimin e veçantë

Futboll

Goli i parë në Serie A, Ramadani tregon dedikimin e veçantë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:45
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani gjeti golin e parë në Serinë A pikërisht në javën e 16, duke shënuar me një goditje spektakolare ndaj Frosinones dhe duke i dhënë tre pikët Lecces, që u rikthye të fitojë pas thuajse tre muajsh.

Pas ndeshjes mesfushori shqiptar nuk e fshehu gëzimin e golit të parë të shënuar, të cilin ia dedikoi bashkëshortes, që është në pritje të ëmbël.

“Golin tim të parë ia dedikoj së pari bashkëshortes time, që më ka qëndruar pranë dhe po presim një djalë bashkë.

Më pas ua dedikoj të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë këtu, që nga dita e parë.

Janë tre pikë shumë të rëndësishme. Kemi luajtur një ndeshje të bukur, ndaj një rivali direkt dhe jemi të lumtur që fituam”, u shpreh mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat