Napoli fiton në mund të madh, Rrahmani godet shtyllën

Futboll

Napoli fiton në mund të madh, Rrahmani godet shtyllën

Nga: K. G. Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 20:26
Napoli

Napoli ka fituar me mund të madh me rezultat 2:1 ndaj Cagliarit në stadiumin “Diego Armando Maradona”. 

Për Napoli realizuan Osimhen (69'), Kvaratskhelia (75') dhe për mysafirët shënoi Pavoletti (72').

Futbollisti Amir Rrahmani është paraqitur titullar dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesës së parë. 

Ai në minutën e 29-të ishte i pafat, me kokë godet por topi qëlloi shtyllën e rivalit.

Napoli është në vend të pestë me 27 pikë pas 16 jave në Serie A dhe Cagliari në të 16-tin me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat