RB Leipzig ruan ritmin pozitiv

Futboll

RB Leipzig ruan ritmin pozitiv

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 20:52
RB Leipzig

RB Leipzig bind me rezultatin 3-1 ndaj Hoffenheim, në takimin e javës së 15-të të Bundesliga.

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 34’, me Klostermann që kaloi ekipi e Leipzig në avantazh.

Miqtë tentuan të reagonin dhe në minutën e 42’ Kabak barazoi për Hoffenheim.

Megjithatë, Forsberg kaloi sërish në avantazh skuadrën e Leipzig me golin e shënuar në minutën e 71’.

Ndërsa Simakan vulosi sfidën në minutën e 74’, duke shënuar golin e tretë për vendasit.

3-1 dhe RB Leipzig renditet në vend të tretë me 32 pikë, teksa Hoffenheim në vend të gjashtë me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat