Prishtina kundër Ballkanit, Useini: Na pret ndeshje e vështirë 

Futboll

Prishtina kundër Ballkanit, Useini: Na pret ndeshje e vështirë 

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 20:57
Pamje nga një ndeshje

Të dielën (13:00) në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor të elitës së futbollit të Kosovës, do të takohen FC Ballkani dhe FC Prishtina.

Ndeshja është e javës së 29-të.

Ballkani kryeson me 38 pikë e Prishtina renditet në vend të pestë me 25 sosh.

Futbollisti i Prishtinës, Muhamed Useni, shpreson në rezultat të favorshëm.

"Na pret ndeshje e vështirë duke e ditur kualitetin e Ballkanit, mirëpo Prishtina në çdo ndeshje, si dhe në këtë ndeshje, luan për tre pikë.

Duke dhënë më shumë se qindpërqindtë nga vetja, duke zbatuar detyrat në grup, me fitore besoj do të ishte mbyllja më e mirë stinorit që ka pasur mjaft ulje-ngritje", thotë Useini për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat