Empoli i pafat, Torino siguron tri pikët në shtëpi

Futboll

Empoli i pafat, Torino siguron tri pikët në shtëpi

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 23:15
Zapata

Empoli bie në “Stadio Olimpico di Torino” në takimin e javës së 16-të Seria A, ndërsa u mund me rezultatin 1:0 nga Torino.

Takimi ishte shumë i luftuar, ndërsa u zhbllokua në minutën e 25’ me Zapata-n që kaloi vendasit në avantazh.

Miqtë patën mundësinë për të barazuar në minutën e 30’ me Ebuehi, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion të parregullt.

Më pas në minutën e 44’ fat nuk pati as Cacace, pasi edhe goli i tij u anulua nga VAR për “offside”.

Pjesa e dytë solli raste shënimi nga të dyja anët, por në fund ndeshja u mbyll me vetëm një gol.

Sa u përket lojtarëve “kuqezi” të Empolit, Berisha dhe Ismajli vazhdojnë të mbajnë rolin e titullarit të padiskutuar, ndërsa nga minuta e parë e nisi sfidën e Stiven Shpendi, i cili luajti deri në minutën e 61’.

Pas këtij takimi, Torino renditet në vend të nëntë me 23 pikë, teksa Empoli në vend të 18-të me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat