Juventusi është gati t’ia ofrojë Arsenalit një yll të skuadrës

Futboll

Juventusi është gati t’ia ofrojë Arsenalit një yll të skuadrës

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:53
Zonja e Vjetër prej kohësh po e ndjek Charlie Patinon

Juventusi është i etur për të nënshkruar me një mesfushor, pasi mesfusha është reparti ku ka nevojë më së shumti për ndërhyrje.

Gjatë afatit kalimtar dimërorë, Juventusi do të tentojë të marrë shërbimet e mesfushorit anglez Charlie Patino.

Për ta bërë këtë, klubi Bianconero do t’i paraqesë Arsenalit një ofertë që përfshin transferimin e sulmuesit italian Moise Kean.

Ky është pa dyshim objektivi i madh që Juventus i ka vendosur vetes për afatin kalimtar dimërorë që hapet pas dy javësh.

Bianconerët janë duke vuajtur në mesfushë pasi trajneri Massimiliano Allegri nuk mund të llogarisë në shërbimet e francezit Paul Pogba (për doping) dhe italianit Nicolo Fagioli (për thyerje rregullat për bastet sportive).

Zonja e Vjetër prej kohësh po e ndjek Charlie Patinon, talentin anglez të Arsenalit që është i huazuar te Swansea dhe po shkëlqen me klubin uellisan në Championship.

20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror në 17 ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

The Sun ka raportuar se Juventus është gati t’ia ofrojë Arsenalit shërbimet e sulmuesit Moise Kean për të arritur te Patino, por vështirë se Arsenali do ta pranojë këtë ofertë pasi anglezi shihet si e ardhmja e Topçinjve dhe trajneri Mikel Arteta llogarit në të për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat