A po e mbështesin futbollistët Xavin? Pedri thyen heshtjen dhe tregon qëndrimin e tyre

Futboll

A po e mbështesin futbollistët Xavin? Pedri thyen heshtjen dhe tregon qëndrimin e tyre

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:55
Pedri dhe Xavi

Barcelona nuk ka mundur të marrë fitore ndaj Valencias, përkundër se të parët kaluan në epërsi me golin e Joao Felix.

Pas 90 minutave të zjarrta në Mestalla, rezultati përfundimtar ishte 1-1 me katalunasit që kanë mbetur gjashtë pikë mbrapa liderit Girona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tani kanë kaluar tre ndeshje dy në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve që Barcelona nuk ka marrë fitore dhe presioni mbi Xavin është rritur ndjeshëm.

Megjithatë ylli i katalunasve, Pedri ka thënë se futbollistët qëndrojnë përkrah Xavit dhe duhet të rikthehen tani te fitoret pas kësaj krize që i ka kapluar.

“Ne futbollistët qëndrojmë me Xavin”, tha Pedri menjëherë pas ndeshjes.

“Tani duhet të fitojmë. Ka shumë pikë që na mungojnë në La Liga dhe nuk na lejohen më gabime”, vazhdoi tutje mesfushori spanjoll.

“Çdo gjë tjetër përveç tre pikëve tani do të bëhet edhe më e vështirë për ne. Kemi bërë shumë gjëra mirë, por na ka munguar efikasiteti para portës. Kjo ndeshje ishte më e mirë se ajo kundër Gironas”, deklaroi Pedri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat