Mourinho zbulon skuadrën e ëndrrave

Futboll

Mourinho zbulon skuadrën e ëndrrave

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:01
Mourinho

Jose Mourinho nuk është kurrë banal dhe është gjithmonë jashtë skemave.

Trajneri, i cili konsiderohet një nga më të mirët e 15 viteve të fundit, ka zbuluar skuadrën e tij të ëndrrave në “The Obi One Podcast”.

Trajneri i Roma-s ka përmendur vetëm lojtarë me të cilët ka punuar, duke krijuar një formacion të përzier mes ish-lojtarësh të Chelsea-t dhe Real Madrid-it.

Madje, Mou ka zgjedhur më shumë ish-lojtarë të klubit londinez.

Mbrojtja është e gjitha “Blues”, duke nisur nga portieri Petr Cech dhe duke kaluar nga katërshja Gallas, Carvalho, Terry, Javier Zanetti (i vetmi zikaltër).

Në mesfushë, Special One ka zgjedhur Makelele, Lampard dhe Mesut Ozil.

Ndërsa në sulm nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, i pozicionuar në krahun e djathtë për t’i lënë hapësirë Hazard-it dhe Drogba-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat