Zidane: Është lojtar i brumosur për Real Madridin

Futboll

Zidane: Është lojtar i brumosur për Real Madridin

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 18:29
Bellingham

Real Madrid shpenzoi diçka më shumë se 100 milionë euro në merkaton e verës për të transferuar nga Borussia Dortmund,

Jude Bellingham. I riu britanik e ka justifikuar totalisht këtë shumë, teksa mes LaLiga-s dhe Champions League është aktivizuar në 19 ndeshje duke realizuar 16 gola dhe pesë asistë.

Mesfushori është tashmë lideri i Realit të Carlo Ancelotti ndërsa elozhe për 20-vjeçarin vijnë edhe nga një legjendë e Los Blancos si Zinedine Zidane. Tekniku francez theksoi se Bellingham është një lojtar i lindur për Realin e Madridit.

“Bellingham është një lojtar shumë i rëndësishëm, është lojtari i së ardhmes. Për mua është një lojtar i “brumosur” për Realin e Madridit”, theksoi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat