Modriç mund të kishte veshur fanelën e Man United

Futboll

Modriç mund të kishte veshur fanelën e Man United

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 18:50
Modriç

Luka Modriç nisi karrieren e tij te ndritur qe kur luante te Tottenham, nga viti 2008 deri në vitin 2012. Shumë klube të mëdha donin ta sillnin, por në fund Real Madrid ia doli që të merrte yllin kroat.

Trajneri i Modric te Tottenham, Harry Redknapp, zbuloi se Sir Alex Ferguson e telefonoi personalisht për të tentuar ta sjellë kroatin në Manchester United.

“Më kujtohet që Fergie më thirri për Luka Modricin dhe Paolo Di Canion (Redknapp e drejtoi atë në Ëest Ham), por për disa arsye ai nuk mundi t’i mbyllte transferimet”, ka treguar Redknapp në një intervistë për The Sun.

Së fundmi, Rio Ferdinand, portieri legjendar i Manchester United, ka folur se si në vitin 2012 e ka bindur Modriç të nënshkruajë për Man Unitedin.

Ai theksoi se Modric donte të kalonte te Man Utd, por klubet nuk ranë dakord dhe më pas erdhi Real Madridi dhe e mori kapitenin kroat në Real Madrid për 35 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat