Arsenal vendos një rekord të ri në “Emirates”

Futboll

Arsenal vendos një rekord të ri në “Emirates”

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 22:08
Arsenal

Arsenal shënoi një tjetër rekord nën drejtimin e Mikel Artetas, pas fitores me rezultin 2:0 në shtëpi ndaj Brightonit. 

“Topçinjtë”, mbeten të pamposhtur në 13 ndeshje radhazi në të gjitha garat si vendas. Ata tani kanë fituar 11 ndeshje në “Emirates” dhe kanë barazuar në dy të tjera. 

Kjo është seria më e gjatë e tyre pa humbje në shtëpi, që kur Arteta mori drejtimin e ekipit dhe kjo është seria më e mirë në pesë vitet e fundit. 

Këtë sezon, të besuarit e Artetës kanë fituar të 3 ndeshjet si vendas në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve dhe kanë regjistruar shtatë fitore në nëntë ndeshje si vendas në Premier Ligë. 

Humbja e tyre e fundit në “Emirates” daton në muajin maj të këtij viti dhe kishte ardhur pikërisht nga Brighton..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat