Reali tregon fuqinë ndaj “Nëndetëses së verdhë”

Futboll

Reali tregon fuqinë ndaj “Nëndetëses së verdhë”

Nga: K. G. Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka treguar fuqinë ndaj Villarealit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Villarealit.

Si në pjesën e parë si në të dytën Reali dëshmoi lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj dhe ngadhënjyen bindshëm ndaj “Nëndetëses së verdhë”. 

Për Realin shënuan Bellingham (25'), Rodrygo (37'), Diaz (64') e Modriç (68') dhe për Villarealin realizoi Morales (54').

Pas javës së 17-të në kampionatin spanjoll, Reali merr kreun me 42 pikë por ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Girona në pozitën e dytë.

Villareali zë vendin e 14-të me 16 pikë të mbledhura.

Barcelona është në vend të tretë me 35 pikë, duke lënë pas Aleticon me 34, Athletic Bilbaon 32, Sociedadin 30 sosh.

Nesër në orën 21.00 Girona ndeshet me Alaves-in.

Girona ka rast ideal që të rikthehet në krye të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat