Lajm i keq për Real Madridin, Alaba këput ligamentin

Futboll

Lajm i keq për Real Madridin, Alaba këput ligamentin

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:31
David Alaba

David Alaba i ka këputur ligamentet në ndeshjen e sotme ndaj Villarrealit, ku si pasojë nuk do të paraqitet më gjatë këtij sezoni.

Ky është lëndimi i tretë i njëjtë që e përjeton Real Madridi këtë kampanjë, pas Thibaout Courtois dhe Eder Militaos.

Përndryshe, Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Villarrealit, me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

Los Blancos pas fitores kalon në vendin e parë me 42 pikë, me një pikë më shumë se Girona, që ka një përballje më pak të zhvilluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat