Juventus dhe Manchester City në bisedime për Phillips

Futboll

Juventus dhe Manchester City në bisedime për Phillips

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:45
Kalvin Phillips

Juventus dhe Manchester City kanë hapur negociatat për transferimin e Kalvin Phillips, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Plani i italianëve është që të huazojnë mesfushorin me mundësinë të blerjës së kartonit të tij.

Në anën tjetër, Manchester City dëshiron ta largojë nga ekipi Phillips në janar në formë të shitjes.

Kjo pasi nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat