Nuk shpëton as De Bruyne, grabitet vila e yllit të Cityt në Belgjikë

Futboll

Nuk shpëton as De Bruyne, grabitet vila e yllit të Cityt në Belgjikë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne është në prag të rikthimit të tij në fushën e blertë pas një operacioni të kryer muaj më parë, por ka parë emrin e tij në listën e lojtarëve viktima nga Premier League që bien pre e grabitjeve.

Ka një ndryshim nga rastet e tjera të grabitjeve të lojtarëve, pasi hajdutët nuk kanë hyrë në shtëpinë e tij në Manchester, por në shtëpinë e ëndrrave që ai ka ndërtuar në Zanstrand, një fshat afër kufirit të Belgjikës me Holandën.

De Bruyne e kishte blerë këtë truall në vitin 2015 dhe aty ndërtoi shtëpinë e tij të ëndrrave, të cilën e viziton vetëm disa ditë në vit për shkak të angazhimeve me Manchester City.

Grabitësit e dinin që shtëpia ishte bosh dhe gjetën mundësinë që në orët e para të së shtunës të kapërcenin çdo sistem sigurie që kishte vendosur futbollisti dhe të largoheshin duke vjedhur disa sende.

Detajet se çfarë saktësisht morën ata nuk u zbuluan nga policia, ndërsa fqinjët e tij raportuan të dielën në mëngjes për një palë shkallë në murin e vilës, të lëna atje nga grabitësit kur u larguan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat