De Laurentiis: Nëse fushat nuk janë në nivel, nuk do ta dërgoj Napolin atje

Futboll

De Laurentiis: Nëse fushat nuk janë në nivel, nuk do ta dërgoj Napolin atje

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:30
De Laurentiis

Dje në Asamblenë e Serie A u trajtua ndër të tjera edhe tema e Superkupës së Italisë. Pas shtyrjeve të ndryshme nga arabët, janë përcaktuar datat. Gjysmëfinalet do të luhen më 18 dhe 19 janar dhe finalja më 22 janar.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në Riad, në stadiumin e Al Nassr, aty ku luhet edhe Superkupa e Spanjës.

Pikërisht për këtë temë, ka hedhur dyshimet e tij presidenti i Napolit, De Laurentiis, i cili nuk ka mbetur pa shkaktuar edhe polemika.

“Nëse fushat stërvitore nuk janë në nivel, nuk do ta dërgoj Napolin atje”, shprehej ai.

Dhe pikërisht pas kësaj deklarate, thuhet se një delegacion nga klubi i Napolit do të niset për në Arabi për të kryer inspektimet e nevojshme..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat