Vdes ish futbollisti i Kosovës në moshën 52-vjeçare

Futboll

Vdes ish futbollisti i Kosovës në moshën 52-vjeçare

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Naim Xhakolli

Lajm i hidhur për futbollin dhe sportin e Kosovës.

Ka ndërruar jetë Naim Xhakolli, ish futbollist i Kosovës së Vushtrrisë.

Lajmi e ka bërë të ditur Skënder Shabani, ish hendbollist.

Xhakolli ka ndërruar në moshën 52-vjeçare. 

Siç tregon Shabani, ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

I lindur me 1970 si ri u aktivizua në KF Kosova Vushtrri ku menjëherë si i ri ra në sytë e skauteve të KF Trepça e cila në atëkohë bënte gara në ligën e tretë ndërrepublikane të ish Jugosllavisë.

Derisa regjimi serb filloi ta kërkonte për ta kryer shërbimin ushtarak, për ketë shkak ai u largua në vitin 1991 në Gjermani, ku u aktivizua fillimisht ne Entracht Trier e pastaj Sv Prüm 1920 në Oberliga Pfalz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat