Furlani tregon ambiciet

Futboll

Furlani tregon ambiciet

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:19
Furlani

Xhorxho Furlani i është përgjigjur gazetarëve të pranishëm në dalje të zyrave të Ligës italiane, për shortin e “play-off”-ve të Ligës së Europës ku kuqezinjtë do të luajnë kundër Ren.

“Jam indiferent për rivalin.

Nëse duam të shkojmë dhe të fitojmë një turne si Liga e Europës, kushdo rival do të ishte mirë, fundja të gjithë duhet të përballen.

Për momentin shijoj suksesin ndaj Monzës, edhe pse humbëm përsëri lojtarë prej dëmtimeve”, tha administratori i deleguar i “djallit”.

Si përgjegjës kryesor për merkaton, ai komentoi edhe mundësinë e blerje të ndonjë lojtari gjatë hapësirë së janarit.

Lidhur me ëktë argument, Kardinale shtoi:

“Nuk është e lehtë, po punojmë për të pasur sa më pak dëmtime. Për fat të mirë, të rinjtë që erdhën patën shanset e tyre dhe kanë dhuruar momente të shkëlqyera.

Dëmtimi i Pobegës nuk na shton nevojën për merkato, teksa për Gabian nuk kemi folur kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat