Jackson: Nuk më intereson mendimi i njerëzve

Futboll

Jackson: Nuk më intereson mendimi i njerëzve

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:00
Jackson

Tetë gola dhe një asistim në 19 ndeshje, një performancë e përgjithshme pozitive, duke marrë parasysh vështirësitë e Chelsea-t. Nicolas Jackson nuk zhgënjen dhe sulmon kundërshtarët e tij:

“De Bruyne dhe Salah hasën shumë vështirësi kur mbërritën në Premier League dhe tani ata janë lojtarë të mëdhenj.

Ata nuk dëgjuan mendimet e atyre njerëzve që nuk e njohin futbollin,” – ka deklaruar sulmuesi i bluve të Londrës.

“Nuk e nisa siç do të doja, por është sezoni im i parë, kështu që jam i lumtur, edhe nëse të gjithë thonë budallallëqe. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit:

Do të luaj më shumë ndeshje dhe do të vazhdoj të shënoj më shumë gola. Pochettino ka pasur shumë lojtarë të rinj, më motivon çdo ditë dhe më thotë të provoj.

Ka parë futbollistë më të dobët se unë e që sot janë bërë lojtarë të mëdhenj. Ai e njeh futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat