I druhet rivalëve italianë

Futboll

I druhet rivalëve italianë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:26
Bayerni

Ditën e djeshme është hedhur shorti në Nion të Zvicrës, e ku pretendentët e = janë njohur me kundërshtarët në fazën 1/8- at. Bajern Mynihut, të vendosur në grupin e ekipeve favorite, sipas analistëve, i ka buzëqeshur fati. Lacio, për fatin e keq, do të duhet të duelojë me gjigantët e Mynihu, aty ku shpresat rreth kalimit në fazën tjetër janë minimale.

Napoli, Interi dhe PSG vështroheshin paraprakisht si skuadra “serioze” për “armatën” nga Mynihu. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj, do të ketë shansin të prezantojë veten në prapavijë ndaj Herri Kejnit me shokë.

Nga kampi i gjermanëve është shprehur Manuel Nojer, teksa ka dashur të ndikojë te grupi në marrjen seriozisht të “shqiponjave” romake, pengesë që do t’i dërgojë në raundin e çerekfinaleve.

NOJER- ”Skuadrat italiane kanë pikë të fortë planin taktik dhe i qëndrojnë striktë, sidomos në mbrojtje.

Ballafaqimi me ta para dy vitesh na ndihmon, por gjërat ndryshojnë në kohë të shkurtër.

Duhet ta pranojmë se do të hyjmë në këtë duel si favoritë, gjithsesi s’do të thotë nënvlerësim ndaj Lacios. Kam kujtime pozitive nga ai stadium.

Ne fituam me rezultatin 4-1 në po të njëjtën fazë në vitin 2021.

Atmosfera që krijojnë tifozët italianë mbetet vërtet speciale, njëkohësisht tepër e zhurmshme për ne lojtarët. Të dyja ekipet mezi po e presin ndeshjen, por deri atëherë kemi kohë. Pres t’i fitojmë të dyja duelet”, përfundoi Manuel Nojer.

KALENDARI- Ndeshja e parë mes Lacios dhe Bajernit do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” më 14 shkurt të vitit 2024, ndërsa ajo e kthimit në 5 mars, kësaj radhe në “Allianz Arena”.

Grupet në fjalë kanë vetëm dy precedentë mes tyre, ekzaktësisht në vitin 2021 (faza 1/ 8). Bavarezët fituan të dyja përballjet me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat