Modriç zbulon ëndrrën e madhe

Futboll

Modriç zbulon ëndrrën e madhe

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:47
Luka Modriç

Me rastin të “Çmimi AS 2023”, mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç ka thënë:

“Është një nder të marr mirënjohje nga një media kaq e rëndësishme. I jam shumë mirënjohës tifozëve për gjithçka, por edhe të gjithë stafit stërvitor që kam pasur dhe të gjithë shokëve të skuadrës.

“Champions League? Do të ishte e pabesueshme ta fitonim përsëri. Leipzig po bën shumë mirë në kampionatin e tij. Por së pari ne kemi kampionatin dhe Kupën dhe duhet të përqendrohemi në këtë.

“Po kalojmë një moment të keq, dua t’u dërgoj shumë inkurajim të gjithëve nga këtu, veçanërisht David Alaba-s, i cili është i dëmtuari i fundit.

“Nuk është e lehtë për ne, por ne po rezistojmë dhe po bëjmë mirë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat