Napoli në presion

Futboll

Napoli në presion

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Napoli do të presë Barcelonën në datën 21 shkurt 2024 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Ligën e Kampioneve. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

 Napoli nuk ka fituar kurrë kundër Barcelonës në garat evropiane: dy barazime dhe dy humbje për napolitanët, me ndeshjen e fundit që vjen në “play off”-in e Europa League me barazimin në Spanjë dhe humbjen në Itali.

 Napoli humbi ndeshjen e vetme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 4-2 (1-1 në ndeshjen e parë në “Maradona”, disfatë 3-1 në shtëpi ndaj skuadrës blaugrana në 1/8 e finaleve.

Napoli nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër ekipeve spanjolle në Ligën e Kampionëve (1B, 5H), suksesi i fundit i napolitanëve kundër ekipeve spanjolle daton në nëntor 2011 (2-0 në shtëpi ndaj Vijarrealit).

Rasti i fundit kur Barcelona u përball me një skuadër italiane në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve ishte kundër Napolit, në raundin e 1/8 e finaleve të edicionit 2019-20 ku u kualifikua për më tej me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat