Valencia merr tre pikë në Madrid

Futboll

Valencia merr tre pikë në Madrid

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:52
Pamje nga ndeshja

Valencia ka arritur tre pikë domethënëse në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Rayo Vallecanon.

Canos në minutën e 61-të vulosi epilogun e ndeshjes.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, nuk u aktivizua fare në radhët e Vallecanos.

Në minutën e 89-të, Correia u përjashtua me karton të kuq dhe Valencia mbetet me një lojtar më pak. 

Valencia renditet në vend të dhjetë me 23 pikë duke lënë pas Vallecanon me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat