Mainzi befason Dortmundin në 'Signal Iduna Park'

Futboll

Mainzi befason Dortmundin në 'Signal Iduna Park'

Nga: K. G. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:27
Pamje nga ndeshja

Mainz ka marrë pikë në stadiumin "Signal Iduna Park", duke luajtur baras 1:1 me Dortmundin.

Futbollisti Brandt në minutën e 29-të ka shënuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë. 

Ai nga rreth 20 metra ka shënuar në këndin e epërm dhe 1:0 për Dortmundin. 

Mysafirët barazuan me golin e van den Berg në minutën e 43-të. 

Pas javës së 16-të në Bundesliga I, Dortmundi renditet në vend të 5-të me 27 pikë e Mainz në të 15-tin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat