Arsyet e refuzimit të Superligës nga Bayerni

Futboll

Arsyet e refuzimit të Superligës nga Bayerni

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Karl-Heinz Rummenigge, i drejtpërdrejtë në gjykimin e tij për të ashtuquajturën Superligë të Europës, shpjegon pse Bayerni e refuzoi që në fillim si projekt.

“Seria A do të bëhej Seria B dhe Bundesliga divizioni i dytë. Turne të dobëta. Dhe a e dini pse e gjithë kjo? Për të dëmtuar Premier League-n, që fiton më shumë thjesht sepse është më mirë.

Sidomos skuadrat spanjolle donin ta dëmtonin dhe shpikën këtë turne, i vetmi që do të vlente. Mirupafshim Juve-Cagliari, lamtumirë Bayern-Bielefeld. UEFA ofron turneun më të mirë të mundshëm, Liga e re e Kampionëve me 36 skuadra do të jetë edhe më spektakolare dhe e hapur.

Legjenda gjerman më tej merr si shembull kualifikimin e Kopenhagës në Champions, për të shojeguar se futbolli i ka emocionet tek e papritura, tek ëndrrat e skuadrave të vogla, që shpeshherë bëhen realitet.

“A i keni parë festimet e Kopenhagës për kualifikimin mes 16 më të mirave në Champions? E mendonin të fundit, por u kualifikua. Në futboll ka gjëra të pamundura, emocione…, nuk është matematikë. Modeli amerikan?

Merita mbizotëron tek ne. Po je i mirë, fiton. Superliga do të ishte një ligë e pasur, ku fiton edhe nëse nuk fiton në fushë. Nuk është për ne”, përfundon Rummenigge".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat