Rrëfehet ish-presidenti i Interit: Ishim pranë transferimit të Messi

Futboll

Rrëfehet ish-presidenti i Interit: Ishim pranë transferimit të Messi

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 13:22
Massimo Moratti

Ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, është intervistuar për “Radio Serie A” dhe është rrëfyer për disa ndodhi të viteve më parë.

“Messi? Është e vërtetë, ne ishim afër ta merrnim kur ishte 19 vjeç.

E kisha parë gjatë mëngjesit në shtëpi me ekipin argjentinas U19, ai e fitoi ndeshjen i vetëm.

Më kishte bërë përshtypje me karakterin dhe klasin e tij. Kishte gazetarë që më pyetën se çfarë mendoja, nëse preferoja atë apo Ronaldinhon.

Unë u përpoqa, gjeta kontaktin dhe diskutova, por Barcelona ishte kujdesur mirë për të dhe sigurisht nuk kishte shanse ta lejonte të largohej.

Ai filloi të më dërgonte çdo vit fanellën e tij.

Keqardhja më e madhe? Keqardhja ndonjëherë nuk lidhet me gabimin, por me pamundësinë. Mbajtja e Pirlos në skuadër ishte njëri rast, apo trajnerë që mund t’i kisha trajtuar më mirë apo më keq”, është shprehur ndër të tjera Moratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat