Daja: E merituan, te ne ndikuan mungesat dhe orari i ngjeshur

Futboll

Daja: E merituan, te ne ndikuan mungesat dhe orari i ngjeshur

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:27
Daja

Ballkani ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në Albi Mall Superligë, teksa është mposhtur 2-1 në udhëtim te Drita.

Suharekasit në fakt kanë tre ndeshje që nuk dinë për fitore në Superligë, ku kanë humbur nga Llapi e Drita dhe kanë barazuar me Prishtinën.

Glen Daja e ka udhëhequr skuadrën ditën e sotme, pasi trajneri i parë Ilir Daja ishte i suspenduar shkaku i kartonëve.

Ballkani kishte mungesa të shumta me Nazmi Gripshin, Almir Kryeziun, Marsel Ismajlgecin e Qëndrim Zybën të lënduar, derisa Gentrit Halili ishte i suspenduar me kartonë.

Glen Daja ka thënë pas ndeshjes se ndikuan mungesat dhe lodhja e skuadrës te kjo humbje.

“E dinim se na priste një ndeshje e vështirë sidomos ndaj Dritës që ka një ekip shumë të fortë.

Kemi pasur mungesa të shumta dhe ato ndikuan shumë në lojën. Përveç mungesave kishim edhe ngarkesa të madhe për shkak të orarit të ngjeshur”.

“Këta janë faktor që ndikuan në humbjen tonë por krahas kësaj, Drita e meritoi fitoren dhe i përgëzoj”.

“Nëse do të kishim luajtur në një stadium më të mirë, akoma do të ishte lojë me e bukur dhe do të kishte më shumë tifoz. Ne jemi Ballkani që e kemi bërë historinë në Kosovë, në çdo ndeshje futemi për fitore edhe sot e donim fitoren që nuk e arritëm dot”, ka thënë Glen Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat