AF Elbasani sfidon Bylisin

Futboll

 AF Elbasani sfidon Bylisin

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:29
 AF Elbasani

Dy skuadrat që kanë dominuar këtë sezon të Kategorisë së Parë, Bylisi dhe AF Elbasani, do të masin forcat në një sfidë, rezultati i së cilës do të vendosë se kush nga këto dy formacione do të fitojë titullin simbolik “kampionia e dimrit” në këtë turne.

Nesër në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja e prapambetur e javës së 11-të mes dy skuadrave që kryesojnë renditjen e Kategorisë së Parë, dy pretendentëve kryesorë për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Verdheblutë po kalojnë një moment shumë të mirë dhe synojnë që të shfrytëzojnë faktorin fushë, që të marrin tre pikët përballë rivalëve nga Mallakastra. Bylisi pësoi humbjen e parë sezonale në kampionat në fundjavë (u mund nga Korabi në Peshkopi), por sërish vazhdon që të qëndrojë i vetëm në krye të renditjes, tre pikë larg rivalëve të AF Elbasanit.

Dy skuadrat janë në rrugën e duhur drejt “Abissnet Superiore”, por kjo përballje e parë direkte vendos edhe se kush mes AF Elbasanit dhe Bylisit do të shpallet kampione e dimrit, pasi kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë për këtë sezon kalendarik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat