Publikohen formacionet e sfidës Barcelona - Almeria

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Barcelona - Almeria

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:31
Formacionet

Në orën 19:00, në “Estadio Olimpico”, “Katalanasit” e Barcelona do të presin skuadrën e Almeria, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, e cila do të jetë edhe e fundit për këtë vit kalendarik, me teknikun Xavi që nuk do të pranojë asnjë rezultat përveç fitores.

Përsa i përket formacioneve ish-“ylli” i mesfushës “Blaugrana” i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën, 4-3-3, ku në portë është vendosur Inaki Pena.

Në krahët e mesfushës janë Alejandro Balde e Joao Cancelo, me qendrën që mbulohet nga Christensen e Araujo. “Dirigjimi’ i lojës në mesfushë i është besuar treshes Fermin Lopez, Ilkay Gundogan e Sergi Roberto, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Raphinha, Lewandowski e Joao Felix.

Në krahun tjetër tekniku Garitano e ka vendosur në fushë skuadrësn e tij, me formacionin 5-4-1, ku në portë është vendosur Maximiano e para tij në mbrojtje Pozo, Chumi, Montes, Gonzalez e Akieme.

Në mesfushë janë Arribas, Lopez, Baba Mohammed e Ramazani, ndërsa në sulmi i vetëm është braziliani, Leo Baptistao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat