Mbrojtësi nga Gostivari e mbyll me “durrsakëve”

Futboll

Mbrojtësi nga Gostivari e mbyll me “durrsakëve”

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:01
Teuta

Mbrojtësi nga Gostivari e mbyll me “durrsakëve”!

Vetëm 5 sfida në fushën e blertë me “durrsakët” e Teutës. Kaq ka zgjatur “aventura” e mbrojtësit nga Gostivari, Ardit Iljazi, te skuadra bregdetare, teksa pasditen e kësaj të mërkure është njoftuar se qëndrori 23-vjeçar i prapavijë nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Edi Martinit për këtë sezon.

Iljazi u transferua te Teuta, merkaton e verës, që sapo lamë pas, nga “shijakasit” e Erzenit, si një lojtar i lirë, mirë mirëpo nuk ia doli të përshtatej në skuadrën e tij të re, duke përfunduar sërish si lojtari i lirë, në merkaton e dimrit.

Njoftimi për mbylljen e bashkëpunimit me 23-vjeçarin erdhi nga vetë klubi durrsak, me këta të fundit, të cilët me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar, në rrjetin social, “Facebook”, kanë njoftuar largimin e mbrojtësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat