Bologna rrëzon Interin pas 120 minutave! Lautaro Martinez humbi penalltinë 

Futboll

Bologna rrëzon Interin pas 120 minutave! Lautaro Martinez humbi penalltinë 

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:32
Pamje nga ndeshja

Interi shokohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” duke u eliminuar nga Kupa e Italisë. 

Bologna ka shënuar fitores pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Interit, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Lautaro Martinez dështoi nga penalltia në minutën e 65-të, duke lëshuar rastin më të mirë për Interin 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, u paraqit 83 minuta për Interin.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. 

Në minutën e 92-të, Carlos Augusto shënoi gol të bukur me kokë, 1:0 për Interin.

Sa vlen kjo kur mysafirët përmbysin gjithçka me dy gola e për katër minuta. 

Beukema (112') e Ndoye (116') shënuan për fitoren e Bologna-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat