Ekzaltimi i Superligës: Futbolli është i lirë, FIFA dhe UEFA s’i kërcënojnë dot klubet

Futboll

Ekzaltimi i Superligës: Futbolli është i lirë, FIFA dhe UEFA s’i kërcënojnë dot klubet

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga takimi

“Ne kemi fituar të drejtën për të garuar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre.”

Kështu u shpreh Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, kompani që synon të zhvillojë projektin e ri të stilit të Superligës, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

“Për tifozët ofrojmë shikim falas të të gjitha ndeshjeve të Superligës – lexohet në një postim në Tëitter – Për klubet të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit do të jenë të garantuara”.

Pas këtyre qëndrimeve, ka reaguar menjëhere presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili thekson se vendimi i Gjykatës nuk do të thotë se është pranuar Superliga.

“Për të qenë të qartë, nuk ka dyshime dhe dikush është keqkuptuar dhe ka shkuar në bar për të pirë birra deri në 5 të mëngjesit. Siç duket, ky ka qenë CEO i A22 Sports, Bern Reichart.

GJED-ja thotë se rregullat për pranimin e garave të FIFA-s dhe UEFA-s të jenë transparente, por jo se duhet të pranojnë Superligën. Përkundrazi, vë në dukje se kriteret e pranimit në gara duhet të jenë transparente, objektive dhe JO DISKRIMINUESE. Parime pikërisht të papajtueshme me Superligën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat