Klopp irritohet me tifozët e tij

Futboll

Klopp irritohet me tifozët e tij

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:14
Klopp

Jurgen Klopp ka kritikuar mbështetësit e Liverpool, duke thënë se ai nuk ishte “shumë i lumtur” me atmosferën e krijuar në Anfield gjatë fitores 5-1 të skuadrës së tij në çerekfinalen e Carabao Cup, ndaj West Ham.

“Djemtë luajtën vërtet jashtëzakonisht mirë, por nuk isha shumë i lumtur me atmosferën pas meje.

\Ne ndryshuam shumë gjëra pas barazimit me United. Ne e dominuam West Ham si të çmendur dhe humbëm raste.

Dhe dua të them, nëse do të isha në tribunë do të kisha bërtitur 1000% për të mbështetur këtë ekip”, tha Klopp.

“Nuk e di nëse ndeshja e Man United ishte aq e keqe. Ne kemi nevojë për “Anfield” të shtunën ndaj Arsenal. Pa mbështetjen e tifozëve bëhet më e vështirë. Ne kemi nevojë për stadiumin tonë. Ne kemi nevojë për tifozët që në sekondën e parë.

Nëse tifozët nuk janë në formën e duhur, t’ia japing biletën tuaj dikujt tjetër”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat