Qeveria angleze kundër krijimit të Superligës

Futboll

Qeveria angleze kundër krijimit të Superligës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Klubet dhe vetë Premier League për momentin nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me krijimin e Superligës.

Më 18 prill 2021, kur u deklarua për herë të parë krijimi i kësaj Lige, nga Anglia ishin dakord skuadrat e Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Liverpool.

Pra, 6 skuadrat “big” të Premier League, por që më pas u tërhoqën pas protestave në masë të tifozëve.

Ndërsa tani, për momentin, këto klube nuk kanë dhënë asnjë deklaratë nëse do të rikthehen në projektin fillestar apo jo. Ajo që ka folur është qeveria angleze, që është kundër këtij vendimi.

Përmes një komunikate të Departamentit të Kulturës, Medias dhe Sportit, qeveria angleze konfirmon se është kundër krijimit të Superligës, pavarësisht vendimit në favor të saj që mori sot Gjykata Europiane e Drejtësisë.

“Mësojmë vendimin e Gjykatës Europiane në lidhje me Superligën.

Përpjekja për të krijuar një kompeticion paralel ishte një moment thelbësor në futbollin anglez, ndj të cilit kundërshtuan më forcë tifozët, klubet dhe qeveria. Ne prej kohësh kemi nisur një rishikim të sistemit të futbollit, bazuar te tifozët”, thuhet në deklaratë.

“Së shpejti do të paraqesim një ligj që transformon këtë ide në realitet, duke ndaluar klubet që t’i bashkohen kompieticioneve të tilla në të ardhmen”, thuhet më tej në deklaratën e qeverisë angleze. Kundër krijimit të Superligës ka dalë sot edhe Shoqata e Tifozëve në Angli. “Në futboll nuk ka vend për këtë Superligë”, thanë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat