Interi kërkon anësor të djathtë dhe sulmues

Futboll

Interi kërkon anësor të djathtë dhe sulmues

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:17
Inzaghi

Merkatoja e Interit në janar mund të parashikojë jo vetëm një anësor të djathtë, po edhe një sulmues duke qenë se Arnautoviçi dhe Sançezi, nuk po japin siguri.

Edhe pse emri primar në listë është Mehdi Taremi, të cilin Porto nuk ka ndër mend ta lejojë të largohet në janar. Ndërkohë, një tjetër alternativë për zikaltrit është Luis Murieli.

Sulmuesit të Atalantës, ashtu si iranianit të Portos, i përfundon kontrata në qershor, por milanezët po kërkojnë një mundësi huazimi edhe pse bergamaskët nuk do të jenë të lehtë për t’u bindur.

Për të provuar konkretizimin e një tentative, Interit do i duhet të presë përfundimin e Superkupës së Italisë, pra javën e fundit të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat