Sokol Cikalleshi i pandalshëm në Turqi

Futboll

Sokol Cikalleshi i pandalshëm në Turqi

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Pamje nga një ndeshje

Sokol Cikalleshi vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe për ekipin e Konyaspor.

Skuadra e shqiptarit po luan momentalisht ndeshjen përballë Samsunspor në transfertë ku po udhëheq me rezultatin 0:1.

Ai që shënoi golin është pikërisht Sokol Cikalleshi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 29 të sfidës. Ai goditi me mjaft klas, duke ekzekutuar një penallti “Panenka”.

Për Cikalleshin ky është goli i shtatë në Superligën turke, me sulmuesin kuqezi që numëron edhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat