Edhe Monaco e refuzon Superligën Evropiane

Futboll

Edhe Monaco e refuzon Superligën Evropiane

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:32
Logo e Monacos

Klubi francez, Monaco ka dalë me një qëndrim zyrtar rreth “bombës” së hedhur sot nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, e cila vendosi në dobi të Superligës Evropiane, e cila synohet të themelohet nga klubet e mëdha evropiane, mbi të gjitha nga Real Madridi dhe nga Barcelona, që janë të vetmet që iu mbijetuan kërcënimeve të UEFA-s.

Monaco refuzoi krijimin e kësaj gare përmes një komunikate për media.

“AS Monaco dëshiron të shprehë angazhimin e tij të plotë ndaj parimit të meritës sportive që rregullon garat e UEFA-s dhe kampionatin francez.

AS Monaco do të vazhdojë të punojë me klubet e Ligue 1 brenda Ligue de Football Professionnel, dhe me klube të tjera përmes ECA, në mënyrë që të marrë pjesë në mënyrë progresive dhe kolektive në zhvillimin e futbollit”, thuhej në njoftim.

Disa klube të njohura evropiane si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Manchester United, Sevilla, hoqën dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat