Barcelona luan miqësore në Amerikë për 5 milionë euro

Futboll

Barcelona luan miqësore në Amerikë për 5 milionë euro

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 11:50
Pamje nga një ndeshje

Pak më shumë se 24 orë pas fitores së vuajtur ndaj Almerias, Barcelona luajti një ndeshje miqësore në stadiumin “Cotton Bowl”, në Dallas, kundër skuadrës meksikane Club América, të cilën e humbi 2-3.

Skuadra e Xavit, e mbushur me lojtarë të dorës së dytë dhe të rinj, u mund 3-2, duke mbyllur kështu vitin 2023 me “buzëqeshje”.

Duket e pakuptimtë, por kjo është vërteta është e tillë: “blaugranat”, përtej lodhjes, mbushën arkën e klubit me 5 milionë euro.

Katalanasit u larguan nga aeroporti i Barcelonës rreth orës 23:45 dhe mbërritën në Shtetet e Bashkuara në orën 5:15 të mëngjesit të së enjtes (me orën lokale).

Ekipi u prit nga disa tifozë që u ngritën herët për të kërkuar autografe dhe selfie nga futbollistët që kishte përzgjedhur Xavi. Nota më pozitive ishte sigurisht përfitimi ekonomik i kësaj ndeshjeje, krahas mundësisë që trajneri iu dha të rinjve.

“Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme sot”, tha Xavi. “Club América dhe Barça krijuan shumë shanse.

Ne futëm në fushë shumë lojtarë të rinj dhe kjo është pozitive. Lojtarët tanë titullarë  ishin të lodhur, ata luajtën kundër Almerías disa orë më parë.” Golat e Barcelonës u shënuan nga Lamine Yamal dhe Marc Guiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat