Përplasja Xavi-Lewandowski: Të paktën vrapo një herë!

Futboll

Përplasja Xavi-Lewandowski: Të paktën vrapo një herë!

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Xavi e Lewandowski

Pas titullit të fituar sezonin e kaluar, Barcelona nuk po kalon një periudhë të mirë.

Skuadra e Xavit tashmë është shtatë pikë prapa Realit të Madridit në renditje dhe, mbi të gjitha, nuk po arrin të gjejë vazhdimësi në rezultate dhe paraqitje.

Ndeshjet e fundit, mes Ligës së Kampionëve dhe kampionatit, kanë qenë shqetësuese dhe sidomos e fundit ndaj Almerias, e fituar 3-2, duket se ka lënë disa pasoja.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, shpërthimi i trajnerit pas ndeshjes nuk është rast i izoluar. Xavi ishte shumë i zemëruar me lojtarët në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 (Leo Baptistao iu përgjigj golit të Raphinhas). Ish-mesfushori mësohet se ka thënë fraza të tilla si: “Dua të vraponi si derrat”, përpara se të sulmonte hapur një të paprekshëm si Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka shënuar vetëm 9 gola në të gjitha garat deri më tani dhe në La Liga ai ka e gjetur rrjetën vetëm në një nga 5 ndeshjet e tij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat