Ja statistikat e Salernitana - Milan

Futboll

Ja statistikat e Salernitana - Milan

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Milani luajti në Salerno për herë të parë në kampionatin 1947-1948, i pari në historinë e Salernitanës. Me atë rast ishin miqtë ata që fituan 4- 3.

Madje, për përsëritjen e ndeshjes duhet të presim deri në kampionatin 1998-1999. Rezultati përfundimtar ishte 2- 1 për kuqezinjtë, me golat e Bierhofit dhe Leonardos. Në 2021- 2022, në herën e parë të Davide Nikola në stol, rezultati ishte 2- 2. Kuqezinjtë kaluan në epërsi me Mesias dhe vendësit barazuan me Bonazolin. Avantazh i ri për Salernitanën me Djuriçin dhe barazim final i nënshkruar nga Rebiç.

– Milani ka fituar pesë nga tetë ndeshjet e fundit kundër Salernitanës në Serinë A (B2, H1), duke shënuar gjithmonë të paktën dy gola në çdo ndeshje (16 në total).

– Që nga fillimi i sezonit 2021-22, Salernitana ka humbur të tri nga katër ndeshjet e luajtura ndaj Milanit, me rezultatin e përgjithshëm 10-1.

– Salernitana ka rezistuar pa pësuar gol vetëm pesë ndeshje në Serinë A. Ekipi i Souzës nuk ka arritur të paktën 2 ndeshje pa pësuar radhazi në Serinë A që nga maji 1999-s, me Françesko Odon në krye (seri prej pesë ndeshjesh).

– Kuqezinjtë kanë mbetur të pamposhtur në katër nga pesë ndeshjet e tyre (3F1B) këtë sezon, kundër skuadrave që e nisin javën në pesë pozitat e fundit.

– Milani është skuadra që ka pësuar më pak gola me kokë në këtë kampionat, ndërkohë që Salernitana është skuadra e vetme që nuk ka shënuar me këtë mënyrë deri më tani.

– Teo Hernandez ka shënuar 24 gola në Serinë A që kur veshi fanellën e Milanit (2019/20).

Që nga goli i tij i parë për kuqezinjtë kundër Xhenoas në tetor 2019, mbrojtësi francez është mbrojtësi në pesë ligat më të mira europiane me më shumë gola të realizuar.

– Rafael Leao ka shënuar 14 herë në Serinë A gjatë vitit kalendarik 2023, duke përfshirë një gol kundër Salernitanës (fitore 2-1, 4 janar). Sulmuesi i “djallit” nuk gjen rrugën e golit prej tetë ndeshjesh, teksa nuk arrin në 9 në një kampionat të vetëm që nga fundi i sezonit 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat