Presin Dinamon në “Niko Dovana”

Futboll

Presin Dinamon në “Niko Dovana”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:49
Teuta

Teuta do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Dinamos, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00.

Një duel shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren në këtë përballje për të mbyllur vitin në mënyrën e duhur.

Interesant është fakti që “Djemtë e Detit” kanë fitoren e fundit ndaj Dinamos në kampionat dhe prej 9 ndeshjesh nuk e njohin shijen e 3 pikëve. Një fazë e tërë pa fitore me durrsakët që “agjërojnë” prej javësh.

Edi Martini do të kërkojë me doemos të “shkelmojë” krizën në të cilën ndodhen durrsakët.

Gjatë kësaj periudhe, Nga Dinamo te.. Dinamo, skuadra e Teutës ka pësuar 13 gola, ndërsa ia ka dalë të shënojë 8 gola. Ka arritur të marrë 5 barazime dhe 4 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat