Papu Gomez u përjashtua nga Argjentina, shkak gruaja e Messit

Futboll

Papu Gomez u përjashtua nga Argjentina, shkak gruaja e Messit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:52
Antonela e Messi

Papu Gomez, aktualisht i pezulluar për shkak të dopingut, ishte ndër pikat e referimit dhe ndër lojtarët më të dashur të kombëtares argjentinase.

Shenjtërimi i lojtarit të Monza ndodhi me triumfin historik në Botërorin e Katarit 2022, të cilin e festoi pak ditë më parë me një postim në rrjetet sociale.

Pas asaj fitoreje, megjithatë, “Papu” nuk u thirr më kurrë nga trajneri Scaloni.

Dhe kjo ndodhi para pezullimit për doping, që i dha fund karrierës së tij. Në Argjentinë, gjatë programit “A la Tarde”, është zbuluar se çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes argjentinase dhe arsyeja e largimit të ish-lojtarit të Atalantës.

Duket, sipas asaj që u raportua gjatë programit, se ka qenë vendim i Messit dhe më pas është miratuar nga dhoma e zhveshjes.

Shkaku ka të bëjë me gruan e numrit 10 Albiceleste. Sipas raportimeve, ironia e Papu Gomez ndaj Messit erdhi gjatë festës në dhomat e zhveshjes, pas fitores së gjysmëfinales ndaj Holandës në Kupën e Botës në Katar:

“Nuk e di saktësisht në cilën ndeshje, me gjasë ndodhi pas Holandës. Të gjithë ishin të lumtur se kaluan me sukses një sfidë të komplikuar, të gjithë në dhomat e zhveshjes filluan të këndonin si të çmendur. Në atë moment, çfarë ka thënë Papu? Më jepni një natë Antonela”.

Një koment që do ta mërziste shumë Messin dhe dhomën e zhveshjes.

Trajneri Scaloni ishte gjithashtu shumë i indinjuar për këtë situatë, nuk ishin vetëm lojtarët e kombëtares. Për pasojë, në unison u vendos për përjashtimin e mesfushorit nga kombëtarja.

“Ju e dini gjithashtu si e quanin shokët e tij. E quanin finok, sepse sa herë që shkonin për të luajtur tenis dhe duhej të paguanin për fushën, ai zhdukej. Sa herë që kishte diçka tjetër për të paguar, ai zhdukej. Edhe gruaja e tij, Linda, gjithashtu u përjashtua nga biseda e partnereve të lojtarëve”, – zbulon burimi në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat