Bellingham, “sanduiç” mes Haaland dhe Mbappe

Futboll

Bellingham, “sanduiç” mes Haaland dhe Mbappe

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Bellingham

Këto janë data për të përmbledhur dhe bërë një bilanc të vitit 2023, që po përfundon. Gazeta britanike ‘The Guardian’ ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të mirë të vitit. Një klasifikim i krijuar nga ish-futbollistë, trajnerë, gazetarë të specializuar, deri në 218 persona në total si juri, të cilët kanë kurorëzuar sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland.

Sipas këtij klasifikimi, Haaland ka qenë “mbreti” i vitit 2023, përpara mesfushorit të Real Madridit, Jude Bellingham.

Është e qartë se norvegjezi ka një rekord spektakolar të këtij viti, me tripletën e fituar nën drejtimin e Pep Guardiolës, ndërsa Bellingham ka pasur një fillim spektakolar të sezonit në vazhdim në “Santiago Bernabéu”. Ylli i PSG-së, Kylian Mbappé kompleton podiumin, kështu që Jude ka rrëshqitur mes dy prej lojtarëve që vazhdimisht përfliten për të nënshkruar me Real Madridin sezonin e ardhshëm.

Tre lojtarë të “Citizens” shfaqen në top-10 e këtij klasifikimi. Së bashku me Haaland, i pesti është spanjolli Rodri, ndërsa i teti është belgu Kevin de Bruyne. Real Madridi, gjithashtu përfaqësohet nga Vinícius Junior në mesin e të parëve, saktësisht i gjashti. Pjesa tjetër janë Harry Kane (Bayern Munich, i katërti), Mohamed Salah (Liverpool, i shtati), Víctor Osimhen (Napoli, i nënti) dhe Leo Messi (Inter Miami, i dhjeti).

Futbollistët e Barçës nuk kanë një rol të veçantë në këtë renditje, edhe pse është e vërtetë që deri në shtatë prej tyre figurojnë ndër 100 më të mirët në vitin 2023. Të parët në klasifikim janë Ilkay Gündogan (16) dhe Robert Lewandowski (17), ndërsa Gavi është i 28-ti, Pedri i 32-ti, Ter Stegen i 34-ti, Ronald Araujo i 56-ti dhe Frenkie De Jong i 69-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat